Kallezuesi i mitur

Pershendetje. Nese i mituri mbi 14 vjec ben kallezim, ka nevoje per psikolog gjate hetimit dhe gjykimit?! Nese po, atehere paguhet nga shteti apo nga akuzuesi? Faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kallezuesi i mitur”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 20 te Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtesise Penale Per te Mitur” percaktohet se “Në çdo fazë të drejtësisë penale për të mitur çdo i mitur në konflikt me ligjin ose viktimë ka të drejtë për ndihmë ligjore dhe psikologjike, pa pagesë, të garantuar nga shteti”. Pra, ndihma ligjore dhe ajo psikologjike garantohet, pa pagese, nga shteti.

    Fusha e zbatimit te ketij Kodi: Ky Kod zbatohet vetëm për procedurën e administrimit të drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, si dhe për të miturit viktima dhe/ose dëshmitarë të veprave penale.

    Sipas ketij kodi, termat e kane kuptimin e meposhtem:
    “I mitur në konflikt me ligjin” është çdo person që ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale, është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
    “I mitur viktimë” është çdo person nën moshën 18 vjeç, të cilit i është shkaktuar dëm moral, fizik ose material, si pasojë e një vepre penale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet