Kallezim penal

Pershendetje te nderuar avokate!

Kam nje ceshtje ne proces gjyqesor, por gjate hetimeve paraprake kam vene re shume shkelje ligjore dhe proceduriale nga ana e prokurorit te ceshtjes. Ajo qe do te doja te dija eshte se nese une paraqes nje kallezim penal per prokurorin e ceshtjes, si duhet te procedoj? Te cila prokurori paraqitet kallezimi, te ajo prokurori ku prokurori ushtron funksionin e tij apo ne prokurorine e ndonje qyteti tjeter?Faleminderit per mirekuptimin!


Qytetari: E. V. Data: 15 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Kallezim penal”

  1. 4

    Pershendetje,

    Kallëzimet penale i drejtohen Prokurorisë së rrethit ku ka ndodhur ose është tentuar të ndodhë vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja. Nëse kjo nuk mund të përcaktohet, atëherë kallëzimi i drejtohet prokurorisë ku ka vendbanimin ose vendqëndrimin i dyshuari për kryerjen ose tentativën e veprës penale.
    Kallezimin ju mund ta dergoni me ane te postes ose mund te paraqiteni personalisht prane Prokurorise.

    Faleminderit

  2. 3

    Pershendetje!

    Në kompetencën lëndore të SPAK-ut janë veprat penale të “Korrupsionit” dhe “Krimit te organizuar”. Ne rast se vleresoni se subjekti ka konsumuar elementet e vepres penale, te “Shpërdorimit te detyres” kompetencë lëndore për këte veper penale ka Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në territorin e së cilës pretendohet se është kryer vepra penale. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet