Kallezim penal per shkelje te urdhrit te mbrojtjes

Pershendetje,

Jam me urdher mbrojtje qe nga korriku 2018. Ne Mars 2019 bera kallezim penal te OPGJ e komisariatit Nr.2. Ne baze te nenit 320 te kodit penal materialet u referuan ne Prokurorine e Tiranes per procedim hetimor penal. Prokurori pushon ceshtjen sepse nuk me kercenohet jeta. Nderkohe qe une kam permendur se shkelja konsiston KRYESISHT ne mospagesen e pensioni ushqimor dhe nuk ka ndejkur programet e rehabilitimit. Pra, ai nuk ka paguar dhe nuk eshte rehabilituar ne qendren e percaktuar. Si mund ta komentoni nga ana ligjore kete vendim, nderkohe qe shkelja e urdhrit nuk do te thote vetem dhune fizike, por edhe ekonomike e sociale? Gjithashtu me ben cudi se OPGJ mendoi se prokurori do ta dergonte ne gjykim, sipas opinionit te tij. A mund te me ndihmoni nga ana ligjore me mendimin tuaj? Flm


Qytetari: R. M. Data: 25 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Kallezim penal per shkelje te urdhrit te mbrojtjes”

  1. 1

    Pershendetje! Ju mund te beni ankim, apel, ndaj vendimit te pushimit. Por vendimi i pushimit me ndryshimet e Kodit te Procedures Penale(viti 2017) duhet qe, te miratohet nga gjykata! Ne keto kushte per te ju dhene nje pergjigje te sakte do ishte me interes te informoheshim se çfare ka vendosur gjykata, a jeni thirrur ju ne proces ne cilesine e viktimes. Ne rast se ju nuk jeni thirrur me cilesine e viktimes nga ana e gjykates kemi te bejme me shkelje te renda proceduriale. Ne keto kushte lutem na vini ne dispozicion ndonje akt shkresor, si psh. Kerkese per pushimin e çeshtjes nga ana e prokurorit, vendimin e gjykates etj. Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Nga parashtrimi qe ju beni nuk del e qarte per cfare konkretisht keni paraqitur kallezim. Nga ana jone eshte e veshtire te jepet nje opinion lidhur me vendimin e prokurorise, pa pare konkretisht dokumenta e prova. Pavaresisht kesaj, ne cdo rast, opinioni yne juridik, eshte vetem keshillues e pa ndonje efekt kundrejt te treteve.
    Thene kjo, ju keshillojme qe nese ju nuk bini dakord me vendimin e prokurorise per pushimin e ceshtjes, mund ti drejtoheni me ankim Gjykates se Rrethit Gjyqesor te dhomes penale. (Neni 13 pika c. e Kodit te Procedures Penale). Eshte gjykata e cila do te vleresoje vendimin e prokurorit e mund te vendose nese duhet ose jo te vijojne hetimet.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet