Kalimi i pronesise per siperfaqet e lira te tokes

Pershendetje

Ju lutem te me informoni ne lidhje me kalimin ne pronesi te siperfaqeve te lira, te cilat krijohen pershkak te planvendosjes se parceles ndertimore te cilat nuk mund te shfrytezohen me vete per ndertim. Sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave kjo hapesire mund t’i kaloje ne pronesi poseduesit te ndertimit. Une aktualisht jam pajisur me certifikate pronesie per objektin dhe token ne te cilen ndodhet objekti, por nje siperfaqje prej 109 m me eshte hequr. Deshiroja te dija sesi mund te procedohet per ta blere kete toke (hapesire boshe te krijuar). Behet fjale per parcelen 9/351 ne doc ne attach .

Ne pritje te pergjigjes suaj.


Qytetari: X. D. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kalimi i pronesise per siperfaqet e lira te tokes”

  1. Pershendetje
    Ligji 20/2020 ‘PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË
    NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’ neni 22 pika 3/c) percakton se : ….’ kur, për shkak të përmasave ose planvendosjes së parcelës ndërtimore, krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kalimi i së drejtës së pronësisë për këto
    sipërfaqe kryhet vetëm nëse poseduesi i ndërtimit pa leje shpreh vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Në çdo rast, për ndërtimet me funksion banimi, sipërfaqja deri në 500 m² paguhet me çmim favorizues që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave sipas parashikimeve të këtij ligji.’

    Nese ju ndodheni ne kushtet e cituara me lart atehere ju duhet ti drejtoni nje kerkese me shkrim ASHK ku shprehni interesin tuaj per siperfaqet e lira te krijuara.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet