Kalimi i pronesise nga firma ndertuese ne emrin tone

Pershendetje!

Jemi dy pensioniste qe kemi blere nje apartament me kontrate porosie nga nje firme ndertuese qe ne vitin 2009. Pallati u legalizua dhe hipotekua ne Nentor 2019, por ne nuk kemi mundur te bejme kalimin e pronesise nga firma ndertuese tek neve, sepse subjekti nuk zbaton VKM nr. 650 te dates 2.10.2019 ku parashikohet qe bashke me certifikaten e pronesise te na jape nje siguracion 10 vjecar per apartamentin dhe te paguaje taksat vendore sipas ligjit. Nepermjet noterit te tij na eshte kerkuar qe t’i paguajme ne, ne te kundert apartamenti do te mbetet ne emer te firmes edhe pse ne e kemi shlyer 100% qekur e beme kontraten e porosise ne vitin 2009. Kemi kontaktuar me firmen disa here, por nuk e kemi zgjidhur dot problemin. Si mund te na ndihmoni, ju lutem? Faleminderit!


Qytetari: R. B. Data: 5 May , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Kalimi i pronesise nga firma ndertuese ne emrin tone”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sipas ligjit, keto detyrime i ngarkohen subjektit ndertues, nese nuk eshte percaktuar ndryshe me marreveshje midis paleve. Duhet pare sesi keni dakortesuar me subjektin ndertues ne kontraten e porosise. Nese kalimi i pronesise mbi pasurine eshte parashikuar si kusht ne kontraten e porosise, atehere mosperbushja e ketyre detyrimeve nga ana e ndertuesit kushtezon permbushjen e nje prej kushteve te kontrates.
    Ne rast se nuk bini dakord me subjektin ndertues, nje mundesi eshte qe Ju t’i kerkoni edhe zgjidhjen e kontrates se porosise dhe kthimin e shumes se paguar, pervec shperblimit te demit te shkaktuar. Ne cdo rast, do te duhet te vleresohet edhe afatet kohore qe kane kaluar per te kuptuar nese e drejta juaj per t’iu drejtuar gjykates sipas kerkimeve te mesiperme eshte parashkruar apo jo.

    Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Perderisa subjekti ndertues nuk merr persiper permbushjen e detyrimeve qe i ngarkon ligji, do te thote qe nuk ka vullnet per realizimin e kalimit te pronesise.
    Ne keto kushte, nje mundesi eshte qe ju t’i drejtoheni gjykates duke i kerkuar njohjen pronar mbi pasurine paluajtshme dhe detyrimin e Agjensise Shteterore te Kadastres per regjistrimin e saj ne emrin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet