Kalim toke buqesore brenda familjes.

Pershendetje,
Nese eshte e mundur, ju lutem te me informoni se cfare procedorash duhet te ndjek per kalimin e pasurise te tokes buqesore brenda familjes (nga gjyshi te nipat)? a duhet te paguaj ndonje takse dhe ku duhet te aplikojme per te bere te mundur kete ndryshim pasurie? Gjithe te mirat.


Qytetari: A. H. Data: 4 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kalim toke buqesore brenda familjes.”

  1. Pershendetje. Transferimi i pasurise se paluajtshme ka procedura standarde, pavaresisht llojit te pasurise. Ju duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale per te bere kontraten e dhurimit, nese kalimi do te behet tani, ose testamentin nese kalimi i pronesise do te behet ne momentin qe gjyshi do te nderroje jete.
    Gjyshi ka te drejte te transferoje vetem pjesen e tij te tokes bujqesore dhe jo te gjithe token qe ka fituar familja bujqesore. Referuar ligjit 7501, “Per token”, te drejten per te perfituar toke e kishin te gjithe anetaret e familjes, duke perfshire edhe femijet pavaresisht moshes se tyre.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet