Kalim pronesie

Pershendetje,

Kam nje pyetje nese mund behet kalimi i pronesise, pa pyetur personin me te cilin kam një kontratë me kusht. Ne kete kontrate thuhet heqje dore nga pasuria me kushtin qe nese tjetërsohet prona ose shitet, atehere une duhet t’i jap vlerën monetare (te cilat jam kam dhene privatisht ). Pra, nese une e shes ketë prone dhe nuk ia jap vlerën monetare, a mund te behet kalimi i pronësisë? Faleminderit,


Qytetari: A. H. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kalim pronesie”

  1. Pershendetje. Nga sa ju parashtroni, ju keni lidhur nje kontrate dhurimi me kusht dhe nese kushti ligjor ndodh, atehere ju jeni i detyruar qe t’i paguani dhuruesit shumen perkatese te pasurise. Ne kete rast, kontrata qe ju do te lidhni per shitjen e sendit nuk behet e pavlefshme, por personi qe ju ka dhuruar sendin ka te drejte qe t’ju kerkoje te paguani shumen perkatese te vleres. Nese kjo pagese nuk behet vullnetarisht, ai mund t’i drejtohet gjykates dhe te kerkoje pagesen e shumes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet