Përshëndetje,
Mamaja ime do të kaloj banesën në emrin e djalit. Ne kemi legalizimin e banesës, por jo të truallit sepse është më pjesëtarë të tjere dhe janë në gjyq. A ka të drejtë mamaja t’ia kaloje banesen djalit edhe pse nuk ka certifikatën e truallit? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Nese shtepia eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emrin e nenes tuaj, atehere ajo ka te drejte qe t’ia kaloje te drejten e saj te pronesise mbi kete pasuri, cdo personi qe ajo deshiron, me apo pa kundershperblim. Kalimi i pronesise mund te behet vetem per pasurine ndertese (banese), mjafton qe personi qe do te perfitoje pasurine te vihet ne dijeni mbi mungesen e marredhenieve me truallin dhe ta pranoje kete ne aktin noterial te disponimit. Pranimi i ketij fakti ju ngarkon juve me detyrimet perkatese qe mund te lindin ne te ardhmen per zgjidhjen e kesaj situate. Faleminderit,