Kalim i pronësinë

Përshëndetje,

Babai im në momentin që bëri ndarjen e tokës së tij, çdo fëmije i’a ngarkoi në emër të tyre tokën, ndërsa tokën time e mbajti në emrin e vet duke qenë se jetonte me mua. Tani babi nuk jeton më dhe toka ime ka ngelur në emër të tij. Asnjë prej vëllezërve dhe motrave të mi nuk ka asnjë lloj pretendimi mbi pronën, duke qenë se ata i gëzojnë pronat e tyre. Dëshiroja të dija se si mund ta kaloj pronën në emrin tim në kushtet kur mamaja ime si pasojë e moshës është e paaftë për të vepruar, si dhe një prej vëllezërve më ka ndërruar jetë dhe ka lënë pas bashkëshorten me 4 fëmijë, por që askush nuk ka pretendime mbi tokën time?
Ju faleminderit!


Qytetari: A. B. Data: 5 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kalim i pronësinë”

  1. 1

    Pershendetje.
    Nese toka qe babai ju ka regjistruar motrave dhe vellezerve ne emer te tyre eshte toke e perfituar ne baze te ligjit 7501, dhe ti ke qene pjese e familjes ne 1 gusht te vitit 1991, atehere ti ke te drejte te perfitosh pjesen tende, sipas normes per fryme qe ka percaktuar Komisioni i Tokes. Pavaresisht mosregjistrimit, ti ke te drejte te besh kerkese prane ASHK, ku te kerkosh qe toka te regjistrohet ne emrin tend, pjesa qe ty te takon.
    Lidhur me pjesen e babait te toka (qe eshte e barabarte me te gjithe pjesetareve te tjere), ajo ju takon te gjithe trashegimlenesve te tij. Vellezerit dhe motrat e tu, kane te drejte qe brenda tre muajve nga leshimi i deshmise se trashegimise, te heqin dore nga pjesa e tyre ne trashegimine e babait. Nga kjo pjese nenes do i takoje 1/2, nderkohe ndermjet femijeve ndahet pjesa tjeter ne pjese te barabarta.
    Duhet te kesh parasysh, qe nje pjese e tokes (sipas normes per fryme) do te regjistrohet dhe ne emer te nenes, pasi dhe ajo eshte perfituese e tokes bujqesore, si te gjthe anetaret e familjes bujqesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet