Kadastra

Pershendetje,

Kur ka mbivendosje ne token e fituar ne baze te ligjit 7501, a mundet pala tjeter, e cila mban titullin e pronesise me te cilin krijohet mbivendosja, te marre aktin e regjistrimit? Faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 8 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kadastra”

  1. Pershendetje!
    Neni 64 i Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”, ka parashikuar rastet e zgjidhjes se problemeve te mbivendosjes se pronave, te shkaktuara perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave kadastrale apo titujve te pronesise.
    Neni 65 i ketij ligji parashikon procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjes fiktive. Ne rast se mbivendosja buron nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave apo titujve te pronesise, ju duhet t’i drejtoheni Drejtorise Rajonale vendore te ASHK-se ku keni te regjistruar pronen, e cila ka detyrimin qe te kontrolloje harten kadastrale per te identifikuar nese mbivendosja buron nga gabime ose pasaktësi ne pozicionimin e titullit te regjistruar ne harten kadastrale. Nese eshte e nevojshme, drejtoria vendore evidenton ne terren pasurite.
    Ne rast se nuk jeni ne kushtet e gabimeve materiale ose pasaktesive te hartave apo titujve te pronesise, atehere ju duhet t’i drejtoheni gjykates per shqyrtimin e ceshtjes ne themel dhe zgjidhjen e problematikes se mbivendosjes se titujve te pronesise.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet