ka afat kohor dorezimi i dok

lora Sejdini pershendtje dua tju pyes kam nje problem per shtepine dhe me bene te paditur me kerkuan qe per 30 dite te dorezoja dokumentat e shpise te beja dhe mbrojtje ligjore ,kete e bera me nje avokat shum te mire dhe njekohesisht avokati beri dhe kunder padi dhe seancen e pare qe u be nendor gjykatesja e pranoi ta mari ne shqyrtim ceshtjen dhe duke pranuar kerkesat qe i beri avokati im paditesit per paraqitjen e provave
origjinen e prones me vendim gjygjesor nga pretendimet e tij .tani lind pyetja per kete padites tashme i paditur ka nje afat kohor prej 30 ditesh per te dorezu dokumentat (sic mu kerkua mua dorezimi i dok brenda 30 diteve ) sepse kane kaluar 4 muj nga seanca pare, shum flm


Qytetari: f. s. Data: 20 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

4 responses to “ka afat kohor dorezimi i dok”

  1. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Si rregull paditesit i eshte komunikuar deklarata juaj e mbrojtjes dhe kunderpadia juaj. Ne lidhje me deklaraten e mbrojtjes ka pasur te drejten te paraqiste prova te reja vetem lidhur mbi pretendimet e deklarates se mbrojtjes, ndersa per kunder padine nje afat deri ne 30 dite sipas vleresimit te trupit gjykues. Ne rast se nuk te jane komunikuar as prova te reja dhe as deklarate mbrojtje atehere do te thote qe nk ka bere dhe si rregull ne perfundim te afatit te lene nga gjykata nuk ka te drejte te paraqese as deklarate mbrojtje e as prova te tjera. Gjithsesi per konfirmim te ketij fakti mund te pyetet dhe trupi gjykues gjate gjykimit nese nga pala jane depozituar prova te reja apo deklarate mbrojtje.

  2. Përgjigjja e pyetjes tuaj gjendet në nenin 158 /1 të Kodit të Procedurës Civile që parashikon, se “Gjykata, pasi e vlerëson padinë pa të meta në zbatim të neneve 154/a dhe 156 të këtij Kodi, i kërkon të paditurit të lëshojë deklaratën e mbrojtjes, jo më vonë se 30 ditë nga njoftimi i kërkesëpadisë. Të njëjtat rregulla zbatohen edhe në rastin e paraqitjes së padisë së ndërhyrësit kryesor, ose të kundërpadisë”. Duke qenë se ju keni patuar një avokat për çështjen tuaj e këshillueshme është të marrësh këshilla nga ai dhe jo të kërkosh ndihmë juridike. Kjo edhe për të mos krijuar kohezion me linjën e mbrojtjes së çështjes.

  3. Mesa kuptoj ju keni plotesuar Deklaraten e mbrojtjes per gjyq sipas afatit ligjore. Tani pas dorezimit te saj eshte gjykata qe duhet tja komunikoje paditesit dhe me pas te caktoje nje date per seance gjyqesore. Vonesat jane praktike e njohur ne sistemin e drejtesise.

  4. Pala e paditur mund ti kete dorezuar dokumentat brenda afatit, ty do te jepen ne seancen e rradhes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet