Jam shkarkuar nga puna per shkak te situates se COVID-19

Pershendetje!
Jam B. banoj ne qytetin Vore, kam punuar 5 vite ne call center deri me dt. 12 Mars, kur u mbyllen rruget nga covid-19. Ne mungese te transportit nuk jam paraqitur dot ne pune, edhe pse firma ku une punoja vazhdon aktivitetin.
Punedhenesi nuk na ofroi as mundesine e transportit, por na kerkoi te paraqiteshim ne pune ose do te mbyllej kontrata pa marr parasysh pamundesine tone. Me date 07 Prill me dergoj me poste njoftim per kthimin ne pune, ku shkruhej: “se neqoftese nuk paraqitem ne pune brenda 3 diteve nga marrja e njoftimit do cilesoheni e larguar nga puna ne pamundesi te pagimit te siguracioneve, e gjitha kjo ne baze te Nenit 153, pika 1, 2 dhe 3 ndryshuar me ligjin nr 9125 me dt 29.07.2003. Nenit 154 pikat 1, 2, 3 dhe 4, ky vendim bazohet edhe ne nenin 10.2 si dhe neni 11.a te kontrates individuale te punes qe kemi firmosur”.  Ne pamundesi te paraqitjes sime ne pune, ai me ka shkarkuar.

A eshte i drejte shkarkimi i tij? A jane te mjaftueshme 3 dite si afat kohor per te shkarkuar dike nga puna e cila ka 4 vite e 9 muaj ne kete firme? Ligjerisht shkarkimi im nga puna eshte brenda ligjit?

Dhe nje pyetje tjeter ne lidhje me mundesine e perfitimit te ndihmes financiare 40.000 leke nga paketa e dyte e qeverise.
I shkruajta ish punedhenesit qe te aplikoje te plotesoje formularin dhe me tha se nuk me takon mua…,,,se ndryshe do me njoftonin nga tatimet..i kerkova te kerkonte tek tatimet dhe me tha aplikacioni akoma nuk ka dal, ju nuk perfitoni. Mund te me ndihmoni ju lutem, me kushtet e mia une kam ndalur se shkuari ne pune me dt 12 mars…me 10 prill me ka ardhe njoftim per mbylljen e kontrates dhe brenda 3 diteve eshte vene ne fuqì..A e perfitoje une ndihmen financiare prej 40.000 leke? Kush duhet te aplikoje? Cfare mund te bej une ne kete situate? Firma me ka hedhur ne rruge, ku duhet te kerkoj ndihme? Ju lutem me ndihmoni. Me falni se u zgjata.

Faleminderit!


Qytetari: B. M. Data: 21 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Jam shkarkuar nga puna per shkak te situates se COVID-19”

  1. Pershendetje !

    Ne vijim te keshillave te koleges, Ju informoj se duke qene se keni nderprere marredheniet e punes ju mund te perfitoni nga skema e pageses se papunesise sipas VKM nr. 161, date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”.
    Gjate situates se COVID 19, qytetaret qё duan te perfitojne nga skema e pageses se papunёsise mund te aplikojne prane zyrave te punes nepermjet komunikimit ne distance (nepermjet postes elektronike ose poste).

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Lidhur me zgjidhjen e kontrates se punes, punedhenesi ka zbatuar zgjidhjen e kontrates per shkaqe te justifikuara, duke e konsideruar mospranine tuaj ne pune, si shkak per zgjidhje te kontrates. Gjykata mund te vendosi nese pamundesia juaj per t’u paraqitur ne pune per shkaqe objektive, ju shkarkon nga faji, ne rast se ju vleresoni t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar shperblim per zgjidhje per shkaqe te pajustifikuar te kontrates.
    Lidhur me shperblimin nga paketa e ndihmes financiare, aplikimi behet nga punedhenesi. Per te perfituar duhet te jeni larguar nga puna nga momenti i miratimit te Urdherave te pare per ceshtjen e COVID-19, deri ne date 10 prill 2020. Nese ju jeni larguar nga listepagesa pas dates 10 prill, nuk ju takon. Kete mund ta verifikoni ne llogarine tuaj personale ne e-albania.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet