Jam pezulluar nga puna, a e perfitoje pagen e luftes?

Pershendetje,

Jam rezidente në Shqipëri, aktualisht për shkak të shtetrrethimit ndodhem në Suedi, ku po pres riatdhesimin. Kompania call center ku une punoj, për shkak të mos paraqitjes në punë, më ka pezulluar në fillim të prillit. Si mund të siguroj pagën e luftës, ju lutem?


Qytetari: E. B. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Jam pezulluar nga puna, a e perfitoje pagen e luftes?”

  1. Pershendetje,

    Ne pike 2 te VKM nr. 305 date 16.04.2020 “Per percaktimin e procedurave, te dokumentacionit dhe te mases se perfitimit te ndihmes financiare per te punesuarit aktuale dhe punonjesit e larguar nga puna si pasoje e COVID-19” percaktohet se:
    “Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të urdhrave te ministrit te Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri në datën 10 prill 2020”.
    Nderkohe, ne piken 2, KREU II te kesaj VKM-je percaktohet se: “Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të punësuarit”.
    Per sa me siper, vleresoj se kerkesen tuaj do te duhet ta diskutoni me ish-punedhesin tuaj, i cili ka te drejte te beje aplikimin ne sistem. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet