Jam papaguar që nga 2014, megjithëse deklarohem tek tatimet

Pershendetje,

Kam qenë punësuar në një firmë ndërtimi. Për shkak të vështirësive financiare, administratori nuk më paguante, por megjithatë më deklaronte si të punësuar. Në qershor 2019, pagoi detyrimet e prapambetura për sigurimet shoqërore, ndër të cilat dhe të miat, që kishte pa i paguar që nga 2014. Në shtator dola në pension dhe në nëntor u shkëputa nga puna nga firma në fjalë. Administratori (pronari), ende nuk më ka paguar asnjë lek për pagat e prapambetura që nga viti 2014, duke më thënë vazhdimisht se “do rregullohemi”. Si duhet të veproj, për ta detyruar atë që të më paguajë për sa më detyrohet? Faleminderit


Qytetari: Z. Z. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Jam papaguar që nga 2014, megjithëse deklarohem tek tatimet”

  1. Pershendetje,

    E vetmja menyre per te marre pagesat e vonuara te detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes, nese ish punedhenesi refuzon qe t’ju paguaje vullnetarisht, eshte qe t’i drejtoheni gjykates. Kodi i Punes parashikon nje afat tre vjecar per te kerkuar nepermjet gjykates permbushjen e detyrimeve te papermbushura qe rrjedhin nga kontrata e punes. Ne kete rast, ju nuk i kerkoni do detyrimet qe prej vitit 2014, pasi ju ka humbur e drejta ligjore, por keni te drejte qe te kerkoni pagat brenda afatit te parashikuar. Pra nese padia dorezohet gjate kesaj periudhe, duke qene se afatet jane pezulluar qe ne mars, atehere ju keni te drejte te kerkoni ne gjykate pagesat qe prej marsit 2017.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet