Jam pale e dëmtuar, cilat janë mënyrat ligjore për të kërkuar ekstradimin e të dënuarit në mungesë?

Jam pale e dëmtuar, autori është dënuar me mungesë me 5 vite burg, është arrestuar në vendet e BE-se, por ekstradimi është refuzuar me faktin se me rrezikohet jeta dhe me arsyen se e kam çështjen në pritje në Gjykatën e Lartë, Unë kërkoj që autori të vuajë dënimin, dhe kujt duhet t’i drejtohem edhe pse është refuzuar ekstradimi, shtetasi është në kërkim në sistem. Ju lutem me ndihmoni çfarë procedure duhet të ndjek? Ngelem ne pritje te përgjigjes tuaj


Qytetari: N. S. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Jam pale e dëmtuar, cilat janë mënyrat ligjore për të kërkuar ekstradimin e të dënuarit në mungesë?”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    1

    Pershendetje,

    Ne rast se personi eshte denuar me vendim te formes se prere nga juridiksioni gjyqesor shqiptar, organi kompetent per realizimin e kerkeses se ekstradimit nga jashte shtetit eshte Ministria e Drejtesise. Pavaresisht kerkeses te bere nga Ministria e Drejtesise vendimarrjen per ekstradimin e personit ne Shqiperi e ka juridiksioni gjyqesor i shtetit ku ndodhet personi, per te cilin eshte bere kerkesa per ekstradim.
    Me fjale te thjeshta, pavaresiht kerkeses te bere nga Ministria e Drejtesise, vendimarrja perfundimtare i takon organeve gjyqesore kompetente te shtetit ku ndodhet personi qe kerkohet te ekstradohet. Faleminderit,

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Menyrat ligjore per te kerkuar ekstradimin jane te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale te RSH. Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, duket se kjo faze eshte ezauruar dhe shteti perkates i BE-se nuk ka pranuar ekstradimin e personit per te cilin eshte leshuar kerkesa.

    Pavaresisht se nuk disponojme vendimin e autoritetit kompetent (gjykates se huaj ne kete rast), mund t’i referohemi Konventes Evropiane per Ekstradim, e cila parashikon rastet kur ndalohet ekstradimi: per veprat penale politike, veprat penale ushtarake, veprat penale financiare, veprat penale te kryera me anë të shtypit dhe veprat penale që ndiqen sipas padisë private etj, kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut etj.

    Faleminderit,

  3. 1

    Pershendetje,
    Arsyen e refuzimit te ekstradimit eshte e pamundur ta japim sepse nuk disponojme vendimin e moslejimit te ekstradimit. Ju keni te drejte te kerkoni demshperblim, pasi me sa relatoni ju jeni viktime e vepres penale. Ne rast se ka nje vendim gjykate te formes se prere, mbi denimin e autorit per vepren e shkaktuar ndaj jush, mund te filloni menjehere procedurat per demshperblim, permes nje padie ne gjykate. Ekstradimi ose jo i autorit nuk ju pengon ne kete rast. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet