Jam ne proces divorci dhe pa te ardhura

Pershendetje,

Jam nje qytetare nga Shk dhe jam ne proces divorci. Per shkak te situates me eshte shtyre si date gjyqi. Si mund te informohem mbi daten e gjyqit? Gjithashtu cfare mund te perfitoje une nga paketat dhe programet e ndryshme qe ofrohen, duke qene se une jam me dy femije te mitur ne shtepi, me qera dhe pa asnje te ardhur?  Ju faleminderit


Qytetari: A. M. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Jam ne proces divorci dhe pa te ardhura”

  1. Pershendetje,

    Me vendim te Keshillit te Larte Gjyqesor eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore nga data 27 Prill. Pas kesaj date ju mund te paraqiteni ne sekretarine e gjykates, per t’u interesuar lidhur me seancen e ardhshme te procesit tuaj te divorcit.
    Lidhur me pyetjen qe ju beni per perfitimin e ndihmes, kategorite qe perfitojne nga paketat financiare, jane personat qe: jane duke marre pagesen e papunesise (asistencen), jane me ndihme ekonomike, si dhe personat qe mbeten pa pune gjate periudhes se epidemise. Situata te tjera familjare, sic eshte rasti juaj nuk jane perfshire ne paketet e ndihmes financiare te shtetit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet