Jam invalid dhe me eshte bllokuar makina

Pershendetje,

Jam nje invalid nga Vlora. Me eshte bllokuar makina per shkak te nje aksidenti qe ka bere djali qe ne muajin shkurt. Prokurori i ceshtjes nuk ndodhet ne Shqiperi dhe une nuk kam ku te shkoj e t’i them per te vazhduar ceshtjen e makines, ne menyre qe ta marr se me eshte bllokuar pa te drejte. Une jam invalid i grupit te pare dhe makina eshte kemba ime, pasi nuk mund te bej asgje pa te. Ju lutem me ndihmoni per ceshtjen time se jam ne hall te madh. Kam 5 muaj pa dal nga shtepia. Aksidenti eshte bere qe ne date 12 shkurt.  Ju lutem me ndihmoni sesi mund ta zgjidh kete hall. Faleminderit


Qytetari: N. H. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Jam invalid dhe me eshte bllokuar makina”

  1. Pershendetje,

    Me sa kuptova nga pyetja juaj, aksidenti eshte shkaktuar nga automjeti i bllokuar nga Prokuroria. Ne nje rast te tille, mjeti nuk mund te zhbllokohet pa u marre nje vendim per ceshtjen penale, pasi eshte thelbesor per hetimin e ceshtjes dhe nese ceshtja shkon per gjykim mbi te mund te kryhen ekspertiza edhe nga gjykata, pervec prokurorise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet