Jam e mashtruar dhe kerkoj prokuren

Pershendetje,

Jam nje nder 11 bashkepronaret qe zoterojme 2600 metra katror tek nje treg, i cili i eshte dhene me qera personave te ndryshem …Problemi im eshte se kete toke e jep me qira firma “X” sh.p.k dhe keto qe kane formuar firmen jan dy pjestare familje ….Po mua si ma kane marre pjesen e tokes sime dhe e japin me qera? ..une i kerkoj prokurat se ne si familjar do i kemi dhene prokure te pergjithshme njerit te familjes nga ku ky do kete lidhur kontrate me firmen “X” sh.p.k qe operon tek tregu.

Me ndihmoni ju lutem se nuk gjej dot se çfare dokumentash, prokurash, kontratash kane bashkepronaret e tjere te prones me firmen “X” sh.p.k. Un kam vetem nje fotokopje te çertifikates te pronsise. Si mund t’i siguroj keto dokumente? Cfare mund te bej ne rastin konkret? Ju faleminderit


Qytetari: S. M. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Jam e mashtruar dhe kerkoj prokuren”

  1. Pershendetje!

    Sa ju relatoni, fillimisht ju duhet qe te beni nje kerkese ne gjykate ose prane dhomes se noterise ku jetoni, qe te pajiseni me aktin e deshmise se trashigimise.
    Se dyti, duhet te beni kerkese pranes Zyres Vendore te Kadastres, qe te kerkoni aktet e plota te pronesise se pasurise prej 2600 m2 objekt konflikti. Kerkesa behet prane zyres ADISA, te vendit ku ndodhet pasuria. Kesaj kerkese t’i bashkangjisni certifikaten ne fotokopje dhe aktin e trashegimise, dhe cdo akt tjeter qe do beje te mundur identifikimim e prones nga ana e zyres se kadastres.
    Se treti, pasi te pajiseni me praktiken e plote te pronesise ne fjale, ju duhet te paraqisni nje kerkese prane subjektit privat qe ju i referoheni si, firma “X” sh.p.k. Permes kesaj kerkese t’i parashtroni pretendimet tuaja mbi pasurine, duke i bashkangjitur aktet e pronesise, si dhe cdo dokumentacionin tjeter qe dispononi ne mbeshtetje te pretendimeve tuaja.

    Sqarojme se edhe ne rast se ju keni leshuar prokure te posacme ose te pergjithshme, ne baze te nenit 76 te Kodit Civil, ju mund ta revokoni ate prane noterit pa dhene asnje shpjegim. Gjithashtu, ju mund te kerkoni gjyqesisht, ndaj bashkepronareve te tjere te pasurise, qe t’ju kthejne shumen e qirase se perfituar nga ana e tyre per pjesen tuaj takuese te pronesise.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet