Interpretimi i nenit 22/1 i K.Pr.Penale.

Pershendetje! Jam i pa qarte lidhur me nje pjese te nenit 22/1 te K.Pr.Penale i cili thote se, kur shkaqet e paraqitura jane te bazuara ne ligj, gjykata qe shqyrton ankimin e shpall ate te papranueshem me vendim. Ajo qe do te doja prej jush (brenda mundesive) eshte interpretimi i ketij ligji ne menyre me te detajuar per te kuptuar thelbin e tij. Faleminderit per mirekuptimin!


Qytetari: A. V. Data: 21 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Interpretimi i nenit 22/1 i K.Pr.Penale.”

  1. 1

    Pershendetje,

    Neni 22/1 i K. Pr Penale “Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose duke mos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19, kur kërkesa për heqje dorë nga gjykimi i çështjes është miratuar nga kryetari, ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim”.

    Nje menyre interpretimi eshte kjo: pjesa e fundit e dispozites “….ose shkaqet e paraqitura jane te bazuara ne ligj…..”, i referohet kerkuesit, i cili pavaresisht se ne kerkesen e tij per perjashtim te gjyqtarit te ceshtjes paraqet shkaqe te bazuara ne ligj, kerkesa e tij do te shpallet e papranueshme nga gjykata, pasi kerkesa eshte bere nga ana e tij ne kushtet kur nuk e ka patur kete te drejte, nuk legjitimohej per te ngritur nje kerkese te tille ose e ka bere ate duke mos respektuar afatet ose formen e parashikuar nga neni 19. Bazuar ne kete interpretim, gjykata gjykon ankesen bazuar ne shkaqe procedurale, pa gjykuar themelin e ankeses.

    Nje menyre tjeter interpretimi: Nisur nga perdorimi i lidhezes “ose”, teknika legjislative e perdor kete lidhez ne rastin kur i referohet nje situate tjeter alternative. Ne baze te kesaj logjike, togfjaleshi i perdorur….”ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj” nuk ka kuptim dhe mund te kete edhe nje gabim material ne formulim, pasi duhet te ishte formuluar “…ose kur shkaqet e paraqitura janë të pabazuara në ligj…”. Ky intepretim mbeshtetet ne versionin e publikuar te kesaj dizpozite ne linkun e Shkolles se Magjistratures: http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/2017/7905/22.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet