Interpretim VKM-je

Pershendetje,

Ne rradhe te pare ju pergezoj per ndihmen e jashtezakonshme qe jepni me pergjigjet tuaja.
Kisha nevoje per interpretimin tuaj per sa i perket Vendimit Nr.493, datë 6.7.2011, “PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, me te cilin eshte vendosur:
1. Pikat 7 dhe 8 të vendimit nr.929, datë 17.11.2010 të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:”7. Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e:
– vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
– vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, për çdo rast;
– sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për çdo rast;
– daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore.

Per sa i perket pikes “vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, për çdo rast”, si interpretohet kjo pike ne rastin e vdekjes se prindit te punonjesit i cili nuk ka jetuar me te (nuk e ka ne certifikate familjare psh.punonjesja eshte e martuar dhe i vdes babai ose nena) a e perfiton ne kete rast punonjesi kete shperblim dhe ne cfare mase (duhet te jete 30 000 leke apo me pak dhe si vleresohet kjo vlere), pasi shume institucione e interpretojne gabim kete pike?

Po ne rastin ku ne institucion punojne dy punonjes qe jane te nje familje si perfitohet ky shperblim?

Faleminderit


Qytetari: j. m. Data: 8 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Interpretim VKM-je”

  1. 1

    Pershendetje
    Ne vleresimin tim anetare i familjes qe i referohet VKM-ja ne fjale jane personat qe bashkejetojne me ju ose qe jane ne certifikate familjare me ju.
    Kjo do te thote se nese nuk jane ne nje certifikate familjare me ju dhe nuk kane jetuar me ju, atehere ju nuk mund te perfitoni shperblimin per rastin e sipercituar, por vetem lejen e zakonshme ne rast vdekje qe percaktohet sipas Kodit te Punes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet