Interpretim mbi pagen e luftes dhe te drejten e pages per punen e kryer

Kur jam perfituese e pages se luftes dhe nderkohe edhe kam punuar, a me takon paga per punen e kryer?Pra a me takojne te dyja pagat?Niveli i pages qe paguhem eshte sa paga minimale 26 mije leke.


Qytetari: D. . Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Interpretim mbi pagen e luftes dhe te drejten e pages per punen e kryer”

  1. Pershendetje,

    Paga e luftes eshte ndihme finaciare e akorduar per ju nga shteti sipas kategorive te percatuara perfituese ne VKM perkatese ne lidhje me rastet kur: 1) ju jeni larguar nga puna per shkak te gjendjes se pandemise ose 2) aktiviteti ku ju punoni ka qene i mbyllur per shkak te masave shtrenguese. Pavaresisht kesaj, ju deklaroni se keni perfituar page lufte, edhe pse nga ana tjeter keni punuar. Kjo mund te jete per shkak te ndonje mosrakordimi nga institucioni tatimor, megjithate aktualisht ndodheni perballe ketij fakti.

    Ju sqaroj se paga e luftes, nuk eshte page per punen e kryer. Duke qene se keni punuar, punedhenesi ju detyrohet pagen per punen e kryer sipas marredhenies kontraktuale te punes qe ju keni me te.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet