Interpretim ligjor mbi shpenzimet gjyqesore

Pershendetje,

Jam i paqarte me nje nga pikat e vendimit te gjykates per zgjidhjen e marteses sime. Konkretisht pika nr 10 (shikoni foton bashkelidhur ne seksionin “media” te faqes).  Ju lutem, a mund te me qartesoni? A do te thote kjo pike qe shpenzimet gjyqesore duhen kryhen nga te dyja palet? Faleminderit

Shenim:

Pika 10  dispozitivit te vendimit shprehet: “Shpenzimet gjyqesore sikurse jane kryer nga palet gjate gjykimit”.


Qytetari: A. C. Data: 4 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Interpretim ligjor mbi shpenzimet gjyqesore”

  1. Pershendetje. Kur dispozitivi i gjykates shprehet per shpenzimet gjyqesore: Shpenzimet gjyqesore sikurse jane kryer nga palet gjate gjykimit; Kjo do te thote qe shpenzimet ju njihen paleve ne gjendjen qe ato jane kryer gjate procesit. Pra nuk do te kete kthime, apo pagesa ndermjet paleve gjyqesore, por secila do te konsiderohet ligjerisht pergjegjese per shpenzimet tashme te kryera. Per kete pjese vendimi nuk mund te cohet ne permbarim dhe nese vendimi cohet ne permbarim per pensionin ushqimor, pjesa e shpenzimeve nuk i nenshtrohet ekzekutimit te detyrueshem.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet