Interesim nese mund te hap gjyq

Pershendetje.Para nje viti kur dola nga puna rreth ores 23 me ndodhi nje aksident me pasoja te renda nga i cili mora dhe raport nga mjeku ligjor.Pasi mora pak veten si pale e trete bera kerkese kompanise se sigurimeve per demshperblim si pale e trete e demtuar dhe kjo e drejte mu dha nga kompania por shuma e cila mora nuk me pelqeu.Doja te dija nese mund te hap nje gjyq civil kunder personit qe ishte shkaktar i cili ishte dhe pa patente dhe te kerkoj nje demshperblim me te drejt dhe nese po sa do te ishte mundesia per ta fituar kete gjyq.Faleminderit


Qytetari: V. H. Data: 21 September , 2019, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Interesim nese mund te hap gjyq”

  1. Për sa i përket dëmit të shkaktuar e merr nga Shoqëria e Sigurimeve. Personi i cili ka shkaktuar aksidentin ka paguar siguracionin (TPL) për të garantuar palët e treta (si ju). Fakti që personi ka qenë pa patentë nuk jua bën më të madh dëmin, por personi mban përgjegjësi penale sipas nenit 291 të Kodit Penal. Në rast se ke qenë e pakënaqur me dëmin mund të hapësh proces gjyqësor për “Pavlefshmërinë e marrëveshjes për shumën e marrë”, ” Detyrimin e palës së paditur t`i paguajë paditësave, dëmin pasuror dhe dëmin jo pasuror (biologjik, moral dhe ekzistencial), sipas përcaktimeve të një esperti vlersues dëmesh të caktuar nga gjykata, si pasojë e aksidentit”, “Detyrimin e Shoqwrisw sw Sigurimeve t`i paguajnë paditëses, të gjitha kamatvonesat ligjore të shumës së dëmshpërblimit nga data e paraqitjes së padisë në gjykatë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit” dhe “Detyrimin e palës së paditur të garantojë vazhdimin e trajtimin mjekësor tw paditëses, me qëllim rabilitimin në rast se është e nevojshme, për të mos sjellë dëmtime të tjera shëndetësore”. Duhet thënë që praktika gjyqësore ka 2 qëndrime për këto lloj çështjes. Disa e konstatojnë të pavlefshme marrëveshjen, disa praktika të tjera e lënë në fuqi marrëveshjen.

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,
    Ju nuk mund ti kunderdrejtoheni me kunderpadi drejtperdrejt personit i cili ju ka shkaktuar demin, ne kete rast shoferit te automjetit, pasi ligji per sigurimin e detyrueshem te autombejteve rrugore parashikon qe keto lloj demesh mbulohen nga kompania e sigurimit, pra aty ku eshte prere polica e sigurimit te automjetit.
    Mbi piken e pare te pyetjes, fakti qe keni marre nga kjo kompani nje demshperblim te cilin e vleresoni si te pa drejte, ju bejme me dije se ligji material nuk parashikon pengesa qe demi te kerkohet i plote. Gjithsesi praktika gjyqesore ka 2 qendrime, ka gjykata te cilat nuk te legjitimojne te ngresh padi ne kushtet ku ne menyre administrative/institucionale ke marre nje mase shperblim demi, ashtu si ka dhe gjykata te tjera te cilat e vleresojne te drejte dhe e pranojne kete lloj kerkimi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet