Interpretim i ligjit per nxitjen e punesimit

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me beni nje intepretim te nenit 20 te Ligjit Nr. 15/2019 “Per nxitjen e punesimit”, ku detyron cdo punedhenes te punesoje 1 person me aftesi te kufizuara per cdo 25 punonjes te tije?

Pra mua  si person me aftesi te kufizuara dhe me arsim te larte me kthejne kete pergjigje (shiko pergjigjen me poshte) e cila me duket si shmangie nga detyrimet e sanksionuara ne nenin 20 te ligjit per nxitjen e punesimit.

(bazuar ne kualifikimin tuaje arsimore dhe profesional,jane pozicione pune qe rregullohen prej ligjit nr.152/2013 “Per Nepunesin Civil”. Si i tille çdo rekrutim ne keto pozicione pune realizohet pasi kryhen procedurat e konkurimit per pranimin ne sherbimin civil. )


Qytetari: m. h. Data: 31 October , 2020, Kategoria: programet e punesimit.

One response to “Interpretim i ligjit per nxitjen e punesimit”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te pergjigjes qe juve ju eshte dhene, vihet re se behet fjale per pozicione te cilat rregullohen nga Ligji nr.157/2013 “Per Nepunesin Civil”. Ky ligj parashikon se cdo person qe ploteson kriteret, duhet te kaloje ne procedurat e konkurrimit per t’u pranuar ne sherbimin civil. Sipas nenit 1 te ketij ligji, Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
    a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
    b) Vlerësimi i kandidatëve. (testi me shkrim dhe intervista me goje)
    Fakti se ju jeni person me aftesi te kufizuara nuk ju perjashton nga procedura e konkurrimit pasi ajo eshte e detyrueshme per te gjithe. Vetem pasi ju te kaloni procedurat e konkurrimit dhe te shpalleni fitues, atehere ligji ka caktuar perparesi per kategorine ku ju beni pjese.
    Ne baze te nenit 13 te ketij ligji, Kandidatët me pikë të barabarta renditen sipas këtyre kritereve:
    a) Në rast se njëri prej kandidatëve përfshihet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, atëherë ai përzgjidhet i pari në raport me kandidatin tjetër;

    Ne vleresimin tim, Ligji “Per Nxitjen e Punesimit” te cilin ju e keni cituar ne parashtrim te pyetjes tuaj, nuk ka fuqi vepruese mbi “Ligjin per Nepunesin Civil” dhe punonjesit e administrates publike.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet