Institucion rehabilitues per varesi ndaj alkoolit

Pershendetje.
Une jam ne proces divorci dhe disponoj urdher mbrojtje nga Gjykata Tirane. Bashkeshorti eshte i alkoolizuar. Jo vetem se pi ne lokal, por edhe kur ecen, ne cante mban nje shishe raki. Nuk e di cfare te bej. Dua te nderrmar nje veprim ligjor per kete situate anormale pasi kam dhe femijen adoleshent. Cfare parashikohet dhe a mund te detyrohet ai te shtrohet ne nje institucion rehabilitues per varesi ndaj alkoolit?


Qytetari: s. s. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Institucion rehabilitues per varesi ndaj alkoolit”

  1. 2

    Pershendetje!

    Lidhur me shqetesimin tuaj, ju lutem te mbani ne vemendje urdhrin e mbrotjes dhe zbatimin e tij. Ne rast se bashkeshorti juaj shkel parashikimet e percaktuara nga gjykata ne urdherin e mbrojtjes, duhet menjehere te vini ne dijeni punonjesit e policise dhe autoritetet vendosre (bashki apo komune) te cilet jane institucione pergjegjese per zbatimin e urdhrave te mbrojtjes. Per me tej duhet te informoni permbaruesin tuaj qe te marre masa te menjehershme per ekzekutimin e vendimit te urdherit te mbrojtjes nga ana bashkeshortit shkeles.

    Ne kuptim te Nenit 321 te Kodit Penal “Kryerja e veprimeve ne kundershtim me vendimin e gjykates, ne lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes te dhena prej saj, perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim gjer ne dy vjet”, shkelja e urdherit te mbrojtjes perben veper penal te denueshme sipas parashikimit te ketij neni. Per kete shkak, vecanerisht per sigurine tuaj dhe te femijes, duhet te paraqisni kallezim penal ndaj bashkeshortit.

    Kodi Penal ne nenin 59 parashikon se per denimet me burg deri ne 5 vjet, kur jane kushtet e ketij neni, mund te pezullohet ekzekutimi i denimit dhe i denuari te vihet ne prove. Gjykata, ndaj te denuarit te vene ne prove, i cili eshte ne kushtet e varesise kronike ndaj alkoolit apo edhe lendeve narkotike, vendos detyrimin per t’iu nenshtruar trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Trajtimi mjekesor per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges behet ne institucionin mjekesor te specializuar, sipas percaktimit te Ministrise se Shendetesise, ne baze te kerkeses se sherbimit te proves. Sherbimi i proves mbikeqyr ekzekutimin e vendimit te gjykates dhe i raporton menjehere prokurorit, kur personi i denuar nuk permbush detyrimin e vendosur.

    Per sa me siper, duhet fillimisht qe ju te ndermerrni veprime konkrete sic eshte kallezimi penal per shkelje te urdherit te mbrojtjes dhe njoftimi njekohesisht i autoriteteve qe kane detyrim garantimin e zbatimit te tij (lexo me siper).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet