Të dhënat personale

Gjurma e gishtit a mund të përdoret nga punëdhënësi, për të verifikuar hyrje-daljet nga instutucioni. A hynë kjo e dhënë  (daktiloskopisi) në ato të dhëna që quhen sensitive?

Qytetari: R.K.
Data: 27 Shkurt 2023, Kategoria: Të dhëna personale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju si individë. Këto të dhëna mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe institucioni i krijuar prej tij për këtë qëllim “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i përcakton të dhënat personale si çdo informatë e cila ka të bëjë me personin e identifikuar fizik ose personin fizik i cili mund të identifikohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, në veçanti në bazë të identifikatorit. Me fjalë tjera, të dhëna personale konsiderohen të gjitha dhe çdo informatë përmes së cilës mund të përcaktohet identiteti i personit fizik konkret. Në këtë rast, person fizik quhet subjekti i të dhënave personale.
    Më tutje, kur bëhet fjalë për identifikatorë, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale jep listë të hapur të të dhënave përmes të cilave mund të identifikohen personat fizikë, përkatësisht të cilët mund të konsiderohen si të dhëna personale. Kështu, Ligji i cek: emrin dhe mbiemrin; numrin e amzës të qytetarit; të dhënat për lokacionin; identifikatorin përmes internetit; si dhe një ose më shumë karakteristika specifike për identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të personit fizik. Lista është e hapur sepse edhe informata tjera të qytetarit mund të konsiderohen si të dhëna personale, varësisht nga situata. Për shembull, numri i llogarisë transaksionale ose numri i kartelës debitore/kreditore mund të konsiderohet si e dhënë personale në shërbimet financiare, sepse ato janë informacione unike me të cilat mund të identifikohet përdoruesi i tyre.
    Më poshtë do te gjeni përkufizimet për të dhënave personale sipas nenit 3 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
    Të dhëna personale- është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose i identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.
    Të dhëna sensitive- është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
    Si përfundim, shohim se përkufizimi i të dhënave personale është i hapur dhe mund të perfshihen dhe elemente te tjerë, ndërkohë të dhënat sensitive janë më tepër të prcaktuara, u referohemi të dhënave të cituara më sipër.
    Të dhënat personale biometrike, sipas dispozitave të ligjit konsiderohen si kategori e veçantë e të dhënave prsonave dhe per pasojë percaktohet një mbrojtje e veçantë për përpunimin e drejtë të tyre. Kontrolluesi i të dhënave personale biometrike duhet të marrë miratim nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale para përpunimit të të dhënave biometrike, neni 31 i ligjit.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje