Informacion

Pershendetje,

Kam nje ceshtje penale pronesie ne hetime paraprake per falsifikim dhe shperdorim detyre sipas fotos shoqeruar me poshte. Pyetja lidhet me hipoteken. Si mund te pezullohen veprimet ne hipoteke deri ne perfundim te ceshtjes penale? Shpresoj ne mirekuptimin tuaj. Jam ne pritje te pergjigjes. Faleminderit


Qytetari: F. C. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion”

  1. Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoni nje kerkese Agjensise Shteterore te Kadastres Lezhe, per kufizimin e perkohshem te veprimeve mbi pasurine. Ne kerkese duhet te parashtroni arsyet per te cilat kerkoni vendosjen e kufizimit dhe te bashkelidhni aktet qe justifikojne kerkesen tuaj.
    Ne nenin 27 te Ligjit Nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, parashikohen rastet e vendosjes se kufizimeve te perkohshme:
    1. Përveç sa parashikohet në dispozita të veçanta në këtë ligj, drejtuesi i drejtorisë vendore kadastrale ose Drejtori i Përgjithshëm mund të urdhërojnë ndalimin e veprimeve në çdo kartelë, hartë apo zonë kadastrale, vetëm në këto raste: a) për të parandaluar një mashtrim ose veprim të padrejtë, që ka për qëllim kalimin e pronësisë në mënyrë të paligjshme; b) kur e kërkojnë strukturat e kontrollit ose të trajtimit të ankimeve të Drejtorisë së Përgjithshme, për arsye të evidentimit të veprimeve të paligjshme mbi pasuritë.
    2. Urdhri lëshohet me shkrim edhe pa kërkesën e personit të interesuar dhe i njoftohet nëpunësit që administron praktikën përkatëse.
    3. Urdhri i ndalimit të veprimeve kadastrale, në çdo rast, zgjat 30 ditë kalendarike, nga dita e lëshimit të tij. Pas këtij afati ai e humbet fuqinë e tij, nëse nuk është vendosur sigurimi i padisë nga gjykata.
    4. Drejtoria vendore kadastrale është e detyruar të njoftojë pronarin për lëshimin e urdhrit të ndalimit të veprimeve. Kundër urdhrit të ndalimit pronari ka të drejtën e ankimit. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet