Informacion rreth kredise se pashlyer

Pershendetje!

Kam marr disa here paralajmerime (me ane te letrave nga posta ose me ane te telefonatave) nga nje institucion financiar ku kam marr nje kredi. Me njoftojne se ne rast te mos pageses se shumes prej 54.000 leke te reja mbas dates 01.06.2020 emri im shkon ne permbarim, edhe pse kam fol me ta per nje marreveshje te ndarjes se shumes me keste dhe nuk ma kane pranuar. Jam perfitues i pages se luftes e cila per momentin eshte e vetmja e ardhur qe kam. Ju lutem mund te me jepni nje udhezim sesi mund te veproj? Nuk kam pas ndonjehere probleme te tilla dhe jam ne merak.

Faleminderit


Qytetari: G. S. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion rreth kredise se pashlyer”

  1. Pershendetje. Kreditori juaj (institucioni finanicar) ka te drejte qe ne rast se ju jeni ne vonese ne pagesen e detyrimit tuaj, ai t’i drejtohet gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit dhe me tej sherbimit permbarimor. Kjo do te shtonte se tepermi detyrimin tuaj, pasi pervec detyrimit kryesor dhe interesave perkatese, tashme do t’i shtoheshin edhe shpenzimet permbarimore. Sherbimi permbarimor ka te drejte qe te perdore pasurite tuaja te luajtshme dhe te paluajtshme per te permbushur detyrimin, pasi ju dergon njoftimin per ekzekutim vullnetar.
    Megjithate, ne kuader te gjendjes se fatkeqesise natyrore, nga ana e Bankes se Shqiperise, eshte miratuar nje Udhezim, me qellim riskedulimin e kredive. Ne vijim gjeni njoftimin perkates te bere nga vete Banka e Shqiperise, ku shpjegohet rruga qe mund te ndiqni si dhe mundesia per te kontaktuar me Banken e Shqiperise, ne rast se nga ana e kreditorit tuaj refuzohet qe te arrihet nje marreveshje.

    “Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
    Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/ subjekte ku keni kredinë.

    Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it public@bankofalbania.org, duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.”

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet