Informacion per vazhdim te dokumentave

Pershendetje!

Une po ju drejtohem ne lidhje me proçeduren qe duhet te vazhdoj pasi kam bere celebrimet ne Shqiperi. Une jam shqiptar me nenshtetesi greke dhe aktualisht jetoj ne Gjermani. Bashkeshortja ime eshte shqiptare dhe prej dates se celebrimit jetojme bashke. A eshte e mundur berja e pashaportes direkt nga Gjermania? Apo bashkeshortja ime duhet te vije ne Shqiperi per pasaporten e re?

Po per pajisje me dokumenta greke ose gjermane ku duhet te drejtohemi? Do ju lutesha per nje rradh te procedures pasi jam i ri ne shtetin gjerman dhe nuk i di shume rregulla. Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per vazhdim te dokumentave”

  1. 1

    Pershendetje

    Aplikimin per pasaporte mund ta beni ne ambasaden shqiptare te vendit ku ju keni vendqendrimin. Aplikimi kryhet permes portalit e-Albania dhe duhet te paraqiteni prane ambasades per dhenien e shenjave te gishterinjve. Per me shume informacion mbi proceduren dhe modalitetet e aplikimit, lutem vizitoni linkun ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ju bejme me dije se juristet e kesaj platforme mund t’iu japin keshillim juridik falas vetem per legjislacionin shqiptare. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet