Informacion per te kaluar ne mbiemrin e burrit

Pershendetje,

Jam martuar me shtetas te huaj, por kam mbajtur mbiemrin e vajzerise. Kane kaluar 5 vite nga dita e marteses, por tani dua te marr mbiemrin e burrit tim. A eshte e mundur kjo ligjerisht? Cfare rruge duhet te ndjek? Ju lutem me ndihmoni. Faleminderit,

 


Qytetari: B. C. Data: 19 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Informacion per te kaluar ne mbiemrin e burrit”

  1. Pershendetje,
    Ne ligjin nr 10129 dt 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk eshte percaktuar ne menyre eksplicite sesi veprohet ne nje rast te tille, ne kushtet kur ne momentin e lidhjes se marteses keni shprehur vullnetin tuaj se deshironi te mbani mbiemrin tuaj.
    Mbeshtetur ne dispozitat e ketij ligji, ku parashihet se nje nga rastet e ndryshimit te mbiemrit eshte edhe martesa, vleresoj se persa kohe martesa midis jush vijon, ju legjitimoheni te paraqisni kerkese, prane nenpunesit te gjendjes civile, per te ndryshuar mbiemrin tuaj dhe per te ushtruar te drejten tuaj per te perdorur mbiemrin e bashkeshortit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet