Informacion per sigurimin e shtepise

Pershendetje,

Kam marr kredi per shtepi dhe kam lene si garanci shtepine e prinderve. Cdo vit siguroja shtepine e prinderve. Pas termetit te 26 nentorit shtepia e prinderve do te prishet dhe do te rindertohet. Pyetja eshte nese une perfitoj nga siguracioni i shtepise (falje e pjeses se mbetur te kredise), prinderve te mi a u iken e drejta e marrjes se shtepise se rindertuar? Ju bej me dije se pjesa e mbetur e kredise nuk eshte sa vlera e shtepise. Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 8 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Informacion per sigurimin e shtepise”

  1. 1

    Pershendetje! Percaktimi i perfitimit nga siguracioni i shtepise varet nga polica e sigurimit. Ne varesi te polices se sigurimit percaktohet edhe sa perfitoni ju ne rast se banesa prishet. Perfitimi nuk ka lidhje me pagesen e mbetur te kredise.
    Perfitimi nga polica e sigurimit nuk pengon te drejten e marrjes se shtepise qe do te rindertohet. Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Per kete ju duhet te mbeshteteni ne termat e rene dakord ne Kontraten e Sigurimit te shtepise. Mbi faljen e pjeses se mbetur te kredise, vleresoj se ju duhet t’i referoheni termave dhe kushteve te kontrates se kredise dhe parashikimit mbi rastin fator. Falja e mundshme e kredise nuk ju pengon te perfitoni banese nga fondi i banesave te rindertuara. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet