Informacion per procedurat e permbaruesit gjyqesor privat

Pershendetje,

Doja te merrja informacion persa i perket masave qe merren nga permbaruesit privat. Ne pamundesi per te paguar nje mikrokredi ne nje institucion financiar, banka ka kaluar rastin ne nje shoqeri permbarimore. Jam i informuar per faktin qe nese vlera e prapambetur nuk paguhet, ceshtja perfundon ne gjykate, por problemi qendron ne faktin qe une per momentin kam nje kredi tjeter tek banka ku marr pagen me nje kest goxha te ulet.
Pyetjet e mia jane:
• Permbaruesi mund te me bllokoj te gjithe pagen, edhe pse ne nje njoftim te bere nga Kryetari i Dhomes Kombetare te Permbaruesve gjyqesor privat eshte keshilluar qe mos te cenohet minimum jetik i kreditorit duke marr si baze vendimin numer 573 date 3.7.2013, per shumen prej 22000 Leke?
• A merret per baze fakti qe une kam nje kredi tjeter ne momentin e vendimit apo lejohet bllokimi i llogarise duke shtuar edhe nje debit tjeter mbi mua + penalitete nga banka ime?

Ju falenderoj per kohen tuaj.


Qytetari: X. M. Data: 13 December , 2020, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Informacion per procedurat e permbaruesit gjyqesor privat”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Mbi pyetjen tuaj, ne perputhje me nenin 533 te Kodit te Pr. Civile parashikon: “Pasi zbritet kontributi për sigurimet shoqërore dhe taksat mbitë ardhurat, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhenën ligjore në fuqi.”

    Aktualisht minimimi jetik nuk eshte i percaktuar me ligj por merret ne reference paga per ndihmen ekonomike por ne praktike permbarimi percakton nje shume me te larte se kjo. Ju keni te drejte qe te lidhni nje marreveshje me zyren permbarimore lidhur me menyren e shlyerjes se detyrimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet