Informacion per procedura te metejshme ankese

Pershendetje
Une jam XX nga Berati dhe bashkeshortit tim i ka ardhur nje njoftim ne telefon paraprakisht nga institucioni ku ka punuar para 10 vjetesh se ka nje detyrim te papaguar kundrejt ketij institucioni. Kam vajtur dhe personalisht kam kerkuar shkresen dhe me kane vene ne dizpozicion nje njoftim per ekzekutim vullnetar te detyrimit me Nr prot 844 date 05.03.2020 nga institucioni Drejtoria e Spitalit Rajonal Berat drejtuar XX dhe pasi une insistova me dhane dhe pjesen nga libri i dorezimit ne sekretarine e spitalit ku dhe shkresa e sipermendur ishte dorezuar ne poste .Pasi vajta ne poste u interesova pasi ne ne ate periudhe dhe me vone nuk na ka ardhur asnje leter e tille , me dhane nje vertetim se letra e ardhur nga spitali ne adresen e shenuar nga ana e tyre nuk ekzistonte nje adrese e tille dhe i ishte kthyer mbrapsht spitalit ne daten 01.04.2020.
Ne per te qene ne rregull e paguam detyrimin ne daten 27.01.2021 prane finances se spitalit, por une dua te apeloj dhe dua te di a kane te drejte te kerkojne nje detyrim kaq te hershem pas kaq vitesh dhe pa ndjekur fare procedurat e njoftimit zyrtar per personin ne te cilin i adresohet detyrimi.
Ju lutem mund te me jepni nje informacion juridik se si te veproj per ankese te metejshme
Ju faleminderit


Qytetari: E. Q. Data: 15 February , 2021, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Informacion per procedura te metejshme ankese”

  1. Pershendetje. Spitali ka te drejte qe te kerkoje permbushjen e detyrimit ne menyre vullnetare, pavaresisht afatit qe ka kaluar. Afati ligjor eshte i vlefshem per te drejten e subjektit per t’ju drejtuar gjykates me kerkese padi, por jo per ekzekutimet vullnetare. Ju nuk ishit te detyruar qe ta paguanit detyrimin e pretenduar. Duam t’ju bejme me dije se detyrime si keto te pretenduara nga ana e spitalit qe te ekzekutohen detyrimisht, duhet me pare qe spitali ti drejtohej gjykates, ku te kerkonte qe bashkeshorti juaj te konstatohej si shkaktar i demit te pretenduar. Kjo nuk mund te behej pas nje afati kaq te gjate, pra nese ju nuk do e kishit permbushur vullnetarisht, spitali nuk kishte mundesi ta arketonte.
    Lidhur me ankimin thuaj, ju mund te beni kerkese per kthimin e pagimit te padetyruar, por nese ceshtja shkon ne gjykate kalimi i afatit nuk eshte me ne favorin tuaj, persa kohe ju e keni pranuar permbushjen vullnetarisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet