Informacion per procedim penal

Pershendetje

Jam nje qytetare A.G nga Gjirokastra. Kam bere nje kallezim penal per nje person i cili eshte person nen hetim. Ne muajin shtator kam gjyqin. Personi ndaj te cilit eshte bere kallezimi, i cili eshte regjistruar ne prokurori dhe eshte ne fazen e perfundimit te hetimeve, ka marre nje vertetim ne Prokurori qe nuk ndiqet penalisht. Dicka absurde pasi eshte person nen hetim. Ky person punon ne te njejtin ambjent me mua dhe perben kercenim per mua. Ne qershor eshte pezulluar nga puna pasi me kercenoi ne ambjentet e punes dhe si pasoje u pezullua deri ne marrjen e nje vendimi nga organet kompetente. Me ane te atij vertetimi u rikthye ne pune. Ne Prokurori me thane qe eshte dhene gabimisht ajo shkrese.
A ka mundesi qe prokuroria pasi merr nje kerkese nese ka procedim penal ndaj nje personi x, t’i figuroje ne sistem qe ndaj ketij personi ka nje procedim penal? A i duhet t’i dale ne sistem nje e dhene e tille? Ju faleminderit


Qytetari: A. G. Data: 18 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per procedim penal”

  1. 1

    Pershendetje,

    Në rastet e kallëzimeve, fillimisht regjistrohet njoftimi për veprën penale, nëse janë kushtet. Pasi administrohen aktet proceduriale që i atribuojnë kryerjen e veprës penale personit, prokurori merr vendim për regjistrimin e emrit te tij. Përmendja e emrit të nje personi në një kallëzim nuk mund të shërbeje për regjistrimin e menjëhershëm të emrit te tij në regjistër, pa u administruar më parë akte proceduriale, në të cilat gjenden atribuime për personin konkret.
    Nisur nga faza ne te cilen ndodhet procedimi penal i iniciuar nga ana juaj, si dhe statusi procedural i personit “X” ne raport me vepren penale te kallezuar, do te duhet te vleresohet edhe qendrimi i prokurorise ne vertetimin e leshuar.
    Nese personi “X” ka statusin procedural te “personit ndaj te cilit kryhen hetime” (sic citohet ne pyetjen tuaj), atehere ne momentin qe kerkohet informacion per personin “X”, prokuroria do te duhet te jape informacion se ndaj ketij personi ka nje procedim penal te hapur.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet