Informacion per perndjekjen

Pershendetje. Jam nje qytetare 30 vjec. Kam bere nje kallezim penal per perndjekje ne Shkurt. Deri ne momentin qe bera kallzimin jam perndjekur dhe dhunuar nga personi i cili eshte denoncuar,me te cilin kam pasur lidhje,dhune te cilen nuk e kam denoncuar nga frika.Ne momentin qe i kam kerkuar te me leje te qete pasi eshte bere i dhunshem dhe me ka shantazhuar tere kohes me nje vidjo te cilen do ta perhap nese do ndahesh me mua dhe plot kercenime nese lidhem me dike tjeter te cilat i kam dokumentaur me disa sms. Kam sms qe e vertetojne qe dhunen e ka ushtruar ne Shtator dhe e ka pranuar vet e shoqeruar dhe me raport mjekesor.Po si ajo dite ka plot te tjera per fatin tim te keq nuk i kam sms te ruajtura por me shpresen se tabulatet do i tregojne te gjitha.Pasi ne polici nuk mi moren parasysh mesazhet,duke u shprehur qe smund te denohet nje person qe te ka dhunuar para disa muajsh.Jam shum e shqetesuar dhe e frikesuar njekohesisht pasi punojme ne te njejtim ambjent pune. Jemi ne fazen e pritjes te tabulateve telefonike me kerkese te prokurorit.Kam frike se ai person qe nga dita qe bera denoncim ne Shkurt nuk me ka telefonuar me por me ka ndjekur perseri ne rruge.A perben kjo lehtesi per te,pra fakti qe ne tel tim nuk del me nr i tij pas dites te kallzimit deri sot,pasi ka qene dhe situata e Covid ku puna behej per raste te ngutshme ?Apo tabulatet telefonike do vijne per diten qe kam bere kallzimin dhe shume kohe me pare.Ju lutem mund te me thoni a denohet ky person me burgim per perndjekje,dhunen dhe shantazhin me vidjo dhe sa mund te denohet?
Ju faleminderit
S.G


Qytetari: S. G. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per perndjekjen”

  1. 1

    Pershendetje
    Ne lidhje me tabulatet telefonike , nese kerkesa eshte bere e tille, duhet te mbuloje periudhen qe ju pretendoni ushtrimin e dhunes, nese nga prokurori ka nje kerkese per lejim pergjimi dhe eshte miratuar perfshin periudhen nga momenti i miratimit te kerkeses e ne vijim.
    Kurse persa i perket veprave penale te pretenduara te tilla si perndjekja dhe shantazhi , ju informojme ne vijim ne lidhje me percaktimin e mases se denimit per personat qe kane konsumuar keto vepra penale .
    Kodi penal percakton ne Nenin 121/a
    Përndjekja
    (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
    Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
    Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
    Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.’
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet