Informacion për pensionin familjar

Përshendetje! Kerkoj nje informacion mbi pensionin familjar per humbjen e jetes se bashkeshortit. Nese e veja e ka kaluar moshen 55 vjec edhe dokumentat nuk jane plotesuar, a e humbet kete te drejte per marrjen e personit familjar e veja qe eshte 58 vjec. Faleminderit


Qytetari: S. X. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion për pensionin familjar”

  1. Pershendetje,

    Neni 40/1 i Ligjit 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, kerkon si kushte per perfitimin e pensonit familjar, nga e veja e personit qe vdes qe ky i fundit ose te kete qene perfitues i njerit prej llojeve te pensioneve te njohur nga i njejti ligj, ose te kete qene ne kushtet per ta perfituar ate.

    Ne kete kuptim, nese i ndjeri ka qene ne kushtet per te perfituar nje nga llojet e pensioneve, edhe pse nuk ka plotesuar dokumentat respektive, nuk ju perjashton ju nga e drejta per te qene perfituese e pensionit familjar.

    Per me tej, ligji kerkon gjithashtu si kriter qe ju te keni mbushur moshen 55 vjec. Tejkalimi moshes (te qenit 58 vjec) nuk ju perjashton ju nga e drejta per te qene perfituese e pensionit familjar.

    Per sa me siper, ju duhet te paraqiteni per te plotesuar aplikimin per perfitimin e pensionit familjar prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore. Informacion te detajuar mbi dokumentat dhe masen e perfitimit te pensionit familjar mund te gjeni ne kete faqe: https: https://www.issh.gov.al/?page_id=59

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet