Informacion per pagen e luftes dhe pushimin e padrejte nga puna.

Pershendetje,

Quhem T. C dhe kam punuar prej shume kohesh ne nje firme private.  Ne daten 15.03.2020 mbas punes me thane qe mos hajdeni ne pune per shkak te mbylljes se bisnesit nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe do t’ju lajmerojme kur te filloj puna.

Me ane te disa kolegeve mora vesh qe situata vazhdonte keshtu edhe mbas disa telefonatash te bera ndaj pronarit i cili nuk hapte telefonin. Sot u paraqita ne pune dhe ekonomistja e firmes me tha qe isha pushuar nga puna qe ne daten 15.03.2020, ndersa ne libreze ka shenuar pushimin nga puna me date 10.03.2020 dhe nderkohe nuk isha lajmeruar.

Jam nene e dy femijeve, 7 dhe 4 vjec, dhe e ndare nga burri prej nje viti dhe jam ne nevoje ekonomike, pasi jetoj edhe me nenen time e cila eshte pensioniste. Desha te dija a kam te drejte edhe une per ndihmen qe qeveria po akordon ndaj punonjseve qe kane humbur punen nga situata e coronavirusit edhe pse, me siguri, punedhensi im nuk ka bere aplikim? Nese po, cfare aplikimi mund te bej ? Nese jo, a ka ndonje ndihme per personat si ne rastin tim? Desha te shtoja qe pronari nuk pranon te bej kerkesen per mua.
Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj, Ju falenderoj perzemersisht.


Qytetari: T. . Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per pagen e luftes dhe pushimin e padrejte nga puna.”

  1. Pershendetje,

    Ju keni dy probleme ligjore. Se pari, juve ju takon te perfitoni nga paketa e dyte e ndihmes financiare te qeverise, shumen prej 40.000 leke. Per te perfituar kete shume, duhet te aplikoje ish punedhenesi juaj. Nuk ka asnje arsye per te refuzuar. Aplikimi eshte i thjeshte, do te behet per disa punonjes dhe shpenzimet jane te gjitha ne ngarkim te shtetit. Nese ai refuzon te aplikoje, VKM-te nuk kane te parashikuar nje zgjidhje.

    Se dyti, largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem. Situata e gjendjes se jashtezakonshme i jepte te drejten punedhenesit qe t’ju pezullonte derisa te kalonte gjendja, por jo t’ju largonte nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar (nisur nga sa ju shkruani, keshtu rezulton), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar shperblimet perkatese. Afatet e padive gjate kesaj periudhe jane pezulluar dhe ju nese vendosni, mund t’i drejtoheni gjykates ne momentin qe do te rifilloje nga puna kjo e fundit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet