Informacion per ndihmen financiare nga shteti

A do perfitojme ndihme financiare ose sic quhet “paga e luftes” ne qe punojme ne biznese te medha? si mund te perfitojme, ku duhet te aplikojme? Faleminderit


Qytetari: E. L. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per ndihmen financiare nga shteti”

  1. Përshëndetje!

    Sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr.305, datë 16.4.2020, mund te perfitojne ndihme financiare ne masen 40.000 leke, të punësuarit e subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    Gjitashtu perfitojne sipas kesaj pakete, edhe të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020. Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga punëdhënesi.

    Për më shumë informacion te detajuar mbi kriteret e perfitimit dhe menyren e aplikimit mund te aksesoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet