Informacion per marreveshjen para noterit per zgjidhjen e marteses

Pershendetje,

Jam nje qytetare S.G. Me bashkeshortin kemi vendosur te zgjidhim martesen, por me marreveshje para noterit ku kemi caktuar disa pika:

  1. Nena te qendroj me 2 femijet ne shtepi. Kontributi i babait a duhet te caktohet tani ne kete faze apo e cakton gjykata?
  2. Pika tjeter eshte qe babai te shprehet qe pjesen e shtepise ia kalon femijve. Por ne ate shtepi e kemi me kredi dhe kemi shlyer 6 vite, ngelen dhe 10 vite te tjera.

A jane ligjore keto pika qe kemi menduar t’i vendosim ne marreveshje?

Ju lutem gjithashtu me ndihmoni me nje model kerkese per ta dorezuar ne Gjykate pas nenshkrimit te marreveshjes, pasi nuk kam mundesi te marr nje avokat. Ju faleminderit


Qytetari: S. G. Data: 19 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion per marreveshjen para noterit per zgjidhjen e marteses”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sa ja referoni, rezulton se veprimet e juaja kualifikohen ne baze te nenit 125 te Kodit te Familjes, zgjidhje martese me pelqim reciprok. Ju duhet t’i paraqisni gjykates krahas kerkeses per zgjidhje martese edhe projektmarreveshjen qe rregullon pasojat e zgjidhjes se marteses. Gjykata ne te njejtin vendim per zgjidhje martese miraton edhe marreveshjen qe rregullon pasojat e zgjidhjes se marteses, qe kane te bejne me lenien per rritje dhe edukim te femijeve, kontributin e sejcilit bashkeshort, nese eshte rasti dhe nese eshte e mundur edhe rregullimin e marredhenieve pasurore.

    Por sipas nenit 128 KF, ne rast gjykata konstaton se marreveshja nuk siguron ne menyre te mjaftueshme interesat e femijeve ose te njerit bashkeshort pezullon gjykimin per 3 muaj dhe kerkon qe te rregullohet marreveshja. Ne rast se edhe pas keti afati nuk behen rregullimet e duhura gjykata refuzon miratimin e marreveshjes dhe rrezon kerkesen per zgjidhje martese me pelqim reciprok.
    Pra sa me siper, ju ne projektmarreveshjen tuaj e cila nenshkruhet para nje noteri mund te
    parashikoni edhe pasojat pasurore te zgjidhjes se marteses, por eshte gjykata ajo qe vendos per praninin e saj ose jo.

    Edhe kontributi i prindit qe nuk i jane lene femijet per rritje dhe edukim rregullohet ne kete faze.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet