Pershendetje, aktualisht punoj prane spitalit te burgut Tirane, ne shtator mbush moshen per te dale ne pension, por me ligjin te shtyrjes se afatit te daljes ne pension nje kolege e imja qe duhej te dilte si rregull ne pension ne dhjetor te 2022, me ane te nje kerkese. Ju drejtohem juve pasi dua te informohem rreth ligjit te ri per stafin mjeksor, dhe cfare hapash duhet te ndjek, pasi ne pune nuk me informon njeri.
Ju faleminderit.
One Response
Përshëndetje,
Nga dita e parë e janarit 2023 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç e 6 muaj. Rritja me 2 muaj në vit e moshës së pensionit për gratë është përcaktuar në reformën e pensioneve, e cila parashikon edhe rritje të viteve të vjetërsisë në punë për burrat.
Një person ka të drejtën e pensionit të pjesshëm në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 15 vite por më pak se 35 vite dhe dhe tetë muaj kontribute. Pensioni i pjesshëm është një përqindje e pensionit të plotë, në varësi të numrit të viteve të kontributeve të derdhura.
Ju keni të drejtë të pretendoni, marrjen e dy muajve të pensionit nga mosha e daljes në pension.
Gjithashtu sa i përket mbledhjes së viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat.
Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore.
Mbledhja e viteve të punës
Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit.
Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre.
Mund të referoheni në linkun e më poshtëm:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28
Ju faleminderit!