Informacion per lidhje kontrate me OSHEE

Pershendetje,

Une kam nje prone ne fshatin Linez, njesia administrative “Dajt”, Tirane. Ne kete prone kam vendosur nje kioske me permasa 12 meter gjatesi dhe 4 meter gjeresi. Jam i interesuar per te lidhur kontraten me OSHEE-ne per kete objekt (kioske). Ne ate zone trasformatori me i afert eshte 500-600 meter larg. Une kam pyetur dhe me kane thene qe ne duhet te sigurojme vete kabllin, shtyllat dhe aksesoret e tjere ne menyre qe te lidhet kontrata dhe te sigurohet energjia elektrike. Per sa me lart, doja te dija:
1. A e siguron OSHE shtrirjen e linjes nga trasformatori deri ne destinacion (sahati), nese po sa vonohet?
2. Pagesa e kontrates eshte e njellojte, edhe ne rastin kur e ke bere linjen me shpenzimet e tua si dhe kur ajo behet nga vete OSHEE-ja?
3. Cfare dokumentash duhen per te lidhur kontraten pasi nuk kemi certifikate pronesie per kiosken?

Ju faleminderit,

Qytetari: G.K.
Data: 23 Shtator 2021, Kategoria: Konsumatori

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Si rregull i pergjithshem shpenzimet e lidhjes se furnizimit te energjise elektrike jane ne ngarkim te furnizuesit, pra ne kete rast te OSHEE-se. Megjithate, ne raste specifike, kur objekti eshte ne distance, kjo mund te zgjidhet dhe me marreveshje midis paleve. Megjithate, ne rastin tuaj duhet te keni parasysh se nese objekti nuk eshte i regjistruar ne emrin tuaj, apo te keni nje aplikim per legalizim, apo nje leje per vendosje te ndertimeve te perkohshme, nuk mund te kryhet lidhja e kontrates. Konkretisht, ne vijim gjeni dokumentacionin e nevojshem per lidhjen e kontrates:
    Kërkesë për furnizimin me energji elektrike (Formulari i Aplikimit)
    Vertetim i identitetit (fotokopje e Karte identiteti ose pashaporte)
    Fotokopje e Certifikatës e regjistrimit ne QKR (Per subjektet jofamiljare)
    Gen-Plani i vendosjes se objektit.
    Kopje e kontrates (karteles) se meparshme qe aplikanti mund te kete pasur
    Vertetim i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones,te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme.

Lini një Përgjigje