Informacion per kthim kompensim prone

Pershendetje,
Ju shkruaj per nje toke qe rezulton ne arkivin e DAMT ne emer te gjyshit sipas Modelarit 2 N/Prefektura Shijak “Pronare te prekur krejtesisht ose pjeserisht nga reforma agrare ” 1946, por pa percaktim kufiri ne dokumentin e disponuar.
Cilat jane procedurat qe duhet te ndjek ne kete rast? Duhet te hap nje proces gjyqesor apo te drejtohem  ne ATP, pasi ata te fundit nuk ma aprovuan kerkesen ne institucion?
Do e vleresoja shume nje ndihmese nga ana juaj per te me orientuar ne kete rast. Shume faleminderit


Qytetari: K. H. Data: 11 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Informacion per kthim kompensim prone”

  1. Pershendetje. Nga pyetja juaj nuk eshte e qarte se cfare nenkuptoni kur thoni “ata te fundit nuk ma aprovuan kerkesen ne institucion”. Nese ju keni aplikuar per njohjen dhe kompensimin e prones prane ATP-se, atehere ka dy mundesi. Ose ky institucion ju ka kthyer nje pergjigje negative dhe ju brenda afateve ligjore keni te drejte t’i drejtoheni gjykates, duke kundershtuar vendimin e ATP-se, ose ne se ATP nuk e ka trajtuar brenda afatit tre vjecar qe i ka dhene ligji dosjen tuaj, atehere ju duhet t’i drejtoheni gjykates me kerkesen per njohje pronar dhe kompensim te prones fizikisht, apo ne para, ne varesi te statusit juridik te prones aktualisht.
    Nese ju, apo ndonje i aferm juaj, trashegimtar i ish pronarit, nuk keni aplikuar prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo me vone prane Agjencise se Trajtimit te Pronave, atehere ju e keni humbur afatin ligjor per te aplikuar per t’u njohur pronar, qofte edhe nepermjet gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet