Informacion per kallezim te rreme

Pershendetje,

Jam nje qytetare S.G. Me date 16 tetor kam derguar nje kerkese per informacion ne lidhje me faktin kur duhet te behet padia civile, pasi per nje ceshtje kane perfunduar hetimet nga prokurori dhe personi u shpall fajtor per 2 vepra penale. Dua gjithashtu, qe krahas padise civile, per te njejtin person te bej kallzim tjeter penal (per kallzim te rreme) duke qene se gjate hetimeve u vertetua qe e ka kryer vepren penale te perndjekjes dhe ka deklaruar gjera te rreme te cilat ne fund u provuan qe jane te verteta.

Dy pyetjet e mia jane: 1) Mund te bej kallezim per kallezim te rreme ne periudhen 10 ditore ku i pandehuri ka afat te paraqese memo per shtese hetimesh (nqs e ben)? 2) Po padine civile per shperblim demi, a mund ta coj tani apo kur te shkoje ceshtja ne gjyq? Pasi sipas aktit te ekspertimit te psikologut, cdo sjellje e tij, ka shkaktuar trauma te une.

Ju sqaroj se kallzimin e rreme dua ta bej pasi ky person ne cdo moment ka genjyer, madje ka bere dhe kallezim te rreme per bashkeshortin, i cili u pushua me vendim te prokurorit, pasi nuk kishte prova. E ka bere me qellim per t’i shkaktuar akoma deme te tjera familjes time. Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Ju faleminderit


Qytetari: S. G. Data: 21 October , 2020, Kategoria: Penale.

2 responses to “Informacion per kallezim te rreme”

  1. Pershendetje! Ne vijim te pergjigjes ju bej me dije se ne lidhje me pyetjen e dyte: Po padine civile per shperblim demi, a mund ta coj tani apo kur te shkoje ceshtja ne gjyq?
    Ju mundeni gjate procesit penal te ngreni padi civile kunder te pandehurit ose te paditurit civil, per te kerkuar shperblimin e demit. (bazuar ne nenin 61 te Kodit te Procedures Penale). Padia civile per shkaktimin e demit mund ti drejtohet gjykates gjate procesit penal me objekt shperblimin e demit te shkaktuar. Pra, ju mundeni qe ti kerkoni gjykates te pranoje ne gjykimin penal dhe padine civile, duke ju legjitimuar si padites civil. Kerkimi per tu legjitimuar ne procesin penal si padites civil (pra per te kerkuar shperblimin e demit) duhet bere perpara se gjykata penale te kete filluar shqyrtimin gjyqesor. Ne cdo rast gjykata mund te vendose ta gjykoje padine civile brenda procesit penal, apo ta vecoje ate dhe t’ia kaloje per kompetence gjykates civile. Faleminderit.

  2. Pershendetje.

    Ne pergjigje te pyetjes ne lidhje me kallezimin e rreme, ne baze te nenit 305 te Kodit Penal mbi Kallezimin Penal, kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Ju mund te paraqisni kallezimin tuaj, kundrejt personit qe ju keni dyshime te arsyeshme se e ka kryer vepren penale “kallezim i rreme” ne cdo kohe.

    Mbani parasysh se ky kallezim, do te regjistrohet si nje kallezim i ri/ceshjte e re per te cilen prokuroria do te investohet nga filimi dhe nuk mund te paraqitet si “memo” gjate nje procesi te nje ceshtjeje/kallezimi te meparshem. Kallezimi duhet te permbaje shpjegimet dhe provat qe ju keni per te vertetuar pretendimet tuaja.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet