Informacion për divorc

Pershendetje,

Mora vendimin të kërkoj zgjidhjen e martesës për dhunë ndaj të miturve dhe ndaj meje në prezencë të të miturve. Dhuna është me e fort ndaj fëmijës që ka zhvillim mendor me te ngadalte se moshatarët. Jetojme jashte vendit, por celebrimin e kemi kryer në Shqipëri. Une nuk punoj, jam kujdesur për fëmijët dhe shoqëruar djalin me probreme. I ati i fëmijëve është bindur tashmë që përbën rrezik për fëmijët dhe ra dakort për ndarjen, por refuzon të vije në gjykatë. Si mund ta bejme ndarjen? Thote se ai jep çdo kërkesë të shkruar…dhe vetëm kaq.
Këtë veprim e ben, gjithsesi për dhunë psikologjike ndaj të gjithë ne akoma edhe nje here na përbuz. Dua të di si duhet të veproj? Nëse i ati vendos papritur të kërkoj kujdestarinë e fëmijëve cfare duhet të pres nga gjykata? Sa merret parasysh dëshmia e tyre? Janë nën 14 vjec. Faleminderit,


Qytetari: M. N. Data: 4 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Informacion për divorc”

  1. 1

    Pershendetje. Ne rast te zgjidhjes se marteses paditesi, pra pala qe fillon procesin ne gjykate duhet te jete patjeter personalisht gjate seancave te pajtimit, te cilat jane nje ose dy, ne varesi, nese bashkeshorti tjeter paraqitet. Pra nese ju nisni procesin, duhet qe ne seancat e pajtimit te jeni personalisht, pasi avokati nuk ka te drejte t’ju perfaqesoje ne seancat e pajtimit. Nese bashkeshorti juaj nuk paraqitet ne seancen e pajtimit, gjykata e njofton edhe nje here dhe nese ai nuk paraqitet as ne seancen e dyte te pajtimit, vijon gjykimin ne mungese te tij. Nuk ka rendesi nese bashkeshorti jeton jashte, mjaft qe adresa te jete e sakte.
    Lidhur me pyetjen per femijet, eshte e veshtire qe ne nje rast te tille gjykata t’i caktoje ne kujdestarin e te atit dhunues. Per te percaktuar kujdestarine e femijeve, gjykata kerkon mendimin e nje eksperti psikolog te specializuar per ceshtjet e te miturve. Eksperti do te zhvilloje takime me femijet dhe ne baze te raportit te tij psikologjik do te mbeshtetet edhe vendimi i gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet