Informacion per daten e gjyqit

Pershendetje,

Jam nga Elbasani dhe kam hapur nje gjyq ne Durres.  Eshte ceshtje civile pasi me kane hequr nga puna dhe nuk me kane paguar afer 6 vite siguracione. Te dhenat e ceshtjes me Nr akti 1353 Nr ceshtjes 21265-00266-10-2019 date 12.02.2019. Nuk e di se kur do te behet gjyqi dhe nuk me jep askush asnje lloj  shpjegimi.  Shpresoj tek ju per ndonje informacion. Faleminderit,


Qytetari: V. P. Data: 23 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Informacion per daten e gjyqit”

  1. Pershendetje,

    Edhe pse per momentin veprimtaria e gjykatave per ceshtjet jo te ngutshme eshte nderprere per shkak te gjendjes se fatkeqesise natyrore, ju keni te drejte te informoheni ne lidhje me ceshtjen tuaj. Kete mund te beni duke drejtuar nje kerkese me shkrim ose personalisht ne sekretarine e gjykates, ose mund te vizitoni faqen web http://www.gjykata.gov.al.

    Faleminderit

  2. Pershendetje!

    Per shkak te situates se Covid-19, ne zbatim te Aktit Normativ nr. 9, date 25.03.2020 veprimtaria e gjykatave eshte e pezulluar dhe te gjitha seancat gjyqesore jane shtyre deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise. Zhvillohen vetem çeshtjet me karakter te ngushtshem ose ato qe çmohen te tilla nga gjykatesi. Ceshtja juaj nuk hyn ne kategorine e ceshtjeve te ngutshme. Me rifillimin e punes ne gjykata, relatori i çeshtjes do ju njoftoje ne adresat ose adresen e lene nga ana e juaj per njoftim.

    Por me rifillimin e veprimtarise gjyqesore, ju keshillojme qe te dergoni nje kerkese me shkrim me objekt marrje informacioni ose mund te paraqiteni vete personalisht, prane kryesekretarise se gjykates, per t’u interesuar ne lidhje me statusin/ecurine e çeshtjes tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet