Informacion në lidhje me universitet private

Pershendetje, jam nje studente e vitit te pare ne nje universitet privat ne Tirane. Jam e regjistruar ne universitet si program i dyte studimi dhe kam paguar komplet tarifen e plote te vitit te pare. Problemi lind sepse nuk jam pajisur me numer matrikullimi. E theksoj se ne momentin e regjistrimit nuk kisha plotesuar formular AZ1 qe plotesohet per maturanter e vjeter. Doja te dija nese nuk pajisem me numer matrikullimi a kam te drejte ti kerkoj universitetit pagesen e paguar ne fillim te vitit akademik? E theksoj se ne kontraten e studimit ishte e shkruar nje pjese ku thuhet we studenti nuk diplomohet nese nuk pajiset me numer matrikullimi. Un nuk e mendova qe ekziston mundesia e mos pajisjes me numer matrikullimi duke qene se fakultetin e pare e kam kryer ne shtet dhe nuk kam psur ndonjeher probleme, prandaj edhe pgesene kam kryer ne nje kest te plote. Pervec kesaj ne momentin qe mora info diten e regjistrimit me thane qe duke qene fakultet i dyte nuk eshte e domosdoshme aplikimi me formular mjaftonte te sillja dilomat e noterizuara dhe listen e notave.

Cila eshte e drejta qe me lind ne kete rast? Ne pritje te pergjigjes tuaj, falemnderit!

Qytetari: E.M.
Data: 23 Mars 2023, Kategoria: Arsimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Si fillim dua t’u them se çdo Universistet ka statutin, rregullore, vendime të veçanta për mënyrën e funksionimit, kërkesat për ciklet e studimit, pagesat e tarifave, dhe duhet të bazohemi në elementë të trajtuara në aktet përkatëse për të dhënë një përgjigje të saktë mbi problemetikën e adresuar.
    Gjithsesi pagesa e tarifës nuk mund të jetë e justifikuar për aq kohë sa ju ligjërisht nuk jeni të regjistruar dhe nuk keni një numër matrikulimi e cila më pas ju lejon të merrni diplomën.
    Ajo që mund të sugjerojmë është se ju mund t’i drejtoheni me kërkesë për kthimin e tarifës vjetore të paguar së bashku me peridhën kohore përkatës, administratorit të Universitetit. Ju duhet të bazoheni në atë çfarë parashikon statuti dhe vendimet që ka nxjerrë Univeristeti.
    Më poshtë po ju referoj si informacion të përgjithëshëm VKM-në mbi gjenerimin dhe dhënin e numrit të matrikulimit:
    http://qsha.gov.al/infos/legjislacioni/udhezim_45_matrikullim.pdf

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje