Informacion ne lidhje me procesin gjyqesor

Pershendetje,

Ndodhem ne Itali. Si mund te marr informacion per nje proces gjyqesor civil qe zhvillohet ne Shqiperi? Ju faleminderit


Qytetari: a. k. Data: 1 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion ne lidhje me procesin gjyqesor”

  1. Pershendetje. I vetmi portal i unifikuar i gjykatave ne Republiken e Shqiperise eshte portali http://www.gjykata.gov.al. Ne kete portal, klikoni mbi gjykaten per te cilen jeni te interesuar dhe me pas shtypni emrin e pales per te cilen kerkoni informacion. Edhe pse informacioni del i koduar, nese ju klikoni emrin dhe mbiemrin e duhur, informacioni del. Ky portal nuk eshte i perditesuar ne menyre te rregullt nga te gjitha gjykatat, pra ju mund te mos e gjeni informacionin e kerkuar. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane, nuk jane pjese e ketij sistemi, pasi kane faqet e tyre perkatese. Per t’i aksesuar ju duhet kodi perkates i ceshtjes, qe mund te merret prane sekretare se gjyqtarit te ceshtjes. Nese keni nje person te aferm ne vend, mund te paraqitet prane informacionit te gjykates dhe te kerkoje informacionin e nevojshem.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet