Informacion ne lidhje me ceshtjet e punes

Pershendetje!

Kompania ku une punoj duke qene ne veshtiresi ekonomike (edhe pare gjendjes se krijuar per shkak te covid-19) ka pasur probleme me kalimin e rroges. Dy muajt e fundit kane bere kalimin vetem te nje pjese te rroges, duke u justifikuar qe nuk kane likuiditet. Duke verifikuar konstatova se nuk kane paguar as sigurimet e 6 muajve te fundit. Duke qene se kur i pyeta nuk ishin ne gjendje te me jepnin infomacione te sakta nese mund te me paguanin dhe kur mund te paguanin (rrogen e prapambetur dhe kontributet) vendosa te jap doreheqjen.

1-Doja te dija si mund te veproja nese nuk me paguajne? a ka ndonje dallim nese kam kontrate ose jo (por paga eshte kaluar ne bank)?

2- Nese aplikoj per pagen e luftes, duke qene se kam kontributet e papaguara muajt e fundit, e perfitoj asistencen (apo nuk ndikon qe kontributet jane te papaguara)?

3- Nese i hedh ne gjyq, sa mund te me kushtoj procesi (perafersisht) dhe sa mund te jete probabiliteti qe te fitoj?

Faleminderit!


Qytetari: A. U. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Informacion ne lidhje me ceshtjet e punes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjet qe parashtroni, ju sqaroj si me poshte:

    1. Ne rast se punedhenesi nuk ju paguan pagat, nje nder menyrat eshte t’i drejtoheni Gjykates Civile perkatese ku t’i kerkoni pagesat e vonuara te detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes. Nje tjeter menyre eshte edhe permes ndermjetesimit me ish-punedhenesin tuaj. Duke qene pa kontrate te rregullt pune, si dhe duke mos ju derdhur sigurimet shoqerore eshte pak e veshtire te provohet marredhenia juaj e punes per 6 muajt e fundit. Gjithsesi mund te paraqisni prova te tjera, si deshmitare apo statement nga banka per pagesat e kryera nga subjekti, etj. Mbani ne konsiderate qe Kodi i Punes parashikon nje afat tre vjecar per te kerkuar nepermjet gjykates permbushjen e detyrimeve te papermbushura qe rrjedhin nga kontrata e punes.

    2. Ne lidhje me pagen e luftes, nisur nga kushtet tuaja vleresoj se, ju nuk mund ta perfitoni, per arsye se: ne radhe te pare duhet te rezultoni i larguar nga puna (referuar listepagesave te dorezuara ne sigurime) ne periudhen midis 11 mars deri 10 prill, dhe se dyti, nuk duhet te kishit dhene doreheqjen. Per me teper qe aplikimi per perfitimin e ndihmes financiare behet nga punedhenesi (ish-punedhesi) juaj.

    3. Ne lidhje me kostot e procesit gjyqesor, ato perbehen nga: 1. Tarifat gjyqesore ne perputhje me Urdhrin nr. 33, date 29.12.2014 “Per tarifat gjyqesore” 2. Shperblimi i avokatit, i cili percaktohet ne marreveshje midis paleve, 3. Shpenzimet mbi ekspert te mundshem, te cilet mund te caktohen nga gjykata, duke patur parasysh rrethanat dhe faktet specifike te ceshtjes tuaj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet