Vonesa ne dergimin e dosjes ne gjykaten kompetente

Pershendetje!

Pyetja ime ka lidhje me nje ceshtje penale. Im ate eshte denuar per nje veper penale, ku aktualisht eshte duke vuajtur denimin ne nje nga I.E.V.P-te ne vend. Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda i dha denim 8 vjet. Gjate gjykimit kerkuam qe ceshtja t’i kalonte per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, duke ditur qe vepra kishte ndodhur ne Kakavije.  Gjykata e Krimeve te Renda Tirane nuk e pranoje kete kerkese.

Pas vendimit te shkalles se pare, ne e derguam ceshtjen ne Apel dhe apeli e dergoi ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Pritem nje kohe te gjate per nje vendim, duke qene se Gjykata Kushtetuese ishte jo funksionale. Pasi kaluam shume kohe Gjykata Kushtetuese e ridergoi ceshtjen ne Apel dhe Apeli i Krimeve te Renda e shpalli moskompetencen dhe e dergoi ceshtjen ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster. Apeli e shpalli moskopetencen me dt ne shkurt 2020 e deri me tani dosja ende nuk ka shkuar ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster. Arsyen ne lidhje me kete vonese nuk e dime. Dosja e tim eti vazhdon te jete ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda Tirane. Si ka mundesi?

Shume te tjereve qe vuajne denimin ne te njejtin vend me babain tim u eshte transferuar dosja neper rrethe dhe kane bere kerkese per ndryshim mase per shkak te gjendjes se pandemise ku ndodhemi dhe sot jane jashte, nderkohe per tim ate ende nuk po behet asgje.  Dosja qe duhet te ishte ne Gjirokaster vazhdon te jete ne Tirane dhe asnje kerkese per ndryshim mase nuk kemi si e bejme. Kemi mbetur dhe nuk po mundemi te veprojme.
Cfare na keshilloni te bejme? Si mund te veprojme ne kete rast?

Duke ju uruar pune te mbare, mbetemi ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj.
Faleminderit.


Qytetari: A. D. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Vonesa ne dergimin e dosjes ne gjykaten kompetente”

  1. Pershendetje!
    Duke permbledhur problematiken qe keni paraqitur ne pyetjen tuaj ne faktin qe Gjykata e Posaçme e Apelit (Apeli i Krimeve te Renda) ka shpallur moskopetencen lendore per vepren/veprat penale per te cilat eshte i akuzuar babai juaj, por fashikulli gjyqesor/dosja gjyqesore nuk eshte percjell prane gjykates kompetente, Gjykates se Apelit Gjirokater per nje periudhe me shume se 2 muaj, (shkurt –prill), ju duhet t’i drejtoheni me ankese organeve drejtuese te kesaj gjykate (Gjykates se Posaçme te Apelit), konkretisht Kryetarit dhe Kancelarit ku te kerkoni percjelljen e dosjes gjyqesore ne gjykaten kompetente.
    Ne rast se nuk merrni nje pergjigje pozitive mund te ankoheni prane Keshilli te Larte Gjyqesor, duke i kerkuar kryerjen e nje hetimi administrativ rreth problematikes tuaj dhe gjithashtu duke i kerkuar te urdheroje percjelljen e dosjes gjyqesore.
    Ne momentin qe dosja gjyqesore do te jete derguar ne gjykaten kompetente, ju mund te informoheni prane kesaj gjykatene ne lidhje me trupen gjyqesore qe eshte shortuar per te gjykuar çeshtjen (shikoni shortin ne faqen zyrtare te Gjykates se Apelit Gjirokaster) dhe mund te ushtroni çdo kerkese proceduriale qe ju mund te keni. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet