Informacion mbi tatimin

Pershendetje,
Nese nje prind i dhuron femijes se vet me akt dhurimi dy pasuri, a tatohet per pasurine e dyte te dhuruar? Faleminderit,


Qytetari: B. X. Data: 2 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion mbi tatimin”

  1. 1

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave, transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise Nr. 15, datë 3.4.2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.
    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet